Situata me Covid po qetësohet, këtë javë pritet lehtësim i masave

-

Nga numri i përgjithshëm i testimeve gjatë ditës së djeshme, rreth 2,4 për qind e rasteve të reja janë pozitive ose 23 të sapoinfektuar në 953 teste, një prej të cilëve është rast i riinfeksionit. Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup – 19, si dhe rastet më aktive – 621.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, një 80-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital me sëmundje shoqëruese.

U raportuan 190 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e rasteve aktive në mbarë vendin në 1.211.

Qeveria gjatë kësaj jave pritet t’i pranojë masat e propozuara nga Komisioni i sëmundjeve infektive javën e kaluar, përkatësisht heqjen e mbajtjes së maskave të detyrueshme në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, farmacive, transportit publik dhe shtëpive që kujdesen për njerëzit. Gjithashtu rekomandohet të mos ndiqen kontaktet e të sapoinfektuarve.

Për momentin mbeten masat aktuale, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore nuk janë të obliguar të mbajnë maskë mbrojtëse nëpër shkolla, si dhe lejohet organizimi i ekskursioneve shkollore. Nxënësit i ndjekin sërish mësimet me prezencë fizike, por mbajtja e maskës mbrojtëse është e detyrueshme. Gjithashtu është rritur kapaciteti i hapësirës së hapur dhe të mbyllur nga aktualisht në 75 për qind, si dhe heqja e detyrimit për të patur certifikatë vaksinimi apo kalimit të kovidit në pjesën e hapur të objekteve hotelierike dhe qendrave tregtare.

Në Greqi u përcaktuan dje masat aktuale që do të vlejnë deri më 18 prill të këtij viti. Për të hyrë në vend ju nevojitet certifikatë digjitale evropiane për KOVID-19, lidhur me vaksinimin, kalimin e sëmundjes ose rezultat negativ pas një PCR ose testi të shpejtë. Mbetet e pandryshuar masa për vendosjen e detyrueshme të maskës për të gjitha hapësirat e mbyllura dhe për hyrjen në të gjitha ambientet kërkohet dokumenti i Kovid-19, i cili skanohet me një aplikacion të veçantë. Përjashtim bëjnë marketet, farmacitë, dyqanet ushqimore dhe pompat e benzinës.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.984.493 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 307.817, numri i të shëruarve 297.354, numri i të vdekurve arrin 9.252, ndërsa numri i rasteve aktive në 1.211 persona.

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...