Derbi në “Vanda Metropolitano”, Liverpulli me detyrë më të “lehtë”

-


LEXO EDHE:

Sonte do të mësohen emrat e dy skuadrave të fundit, që do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Pas Viljarealit dhe Real Madridit, skuadrat e radhës që kërkojnë biletën për të kaluar në gjysmëfinale janë Atletiko Madridi, Man. Siti, Benfika dhe Liverpulli. Dy skuadrat angleze kanë epërsi nga ndeshjet e para dhe shihen si favorite për t’iu bashkuar skuadrave spanjolle në fazën tjetër.

Man. Siti shkon në stadiumin ‘Vanda Metropolitano’ pas një fitoreje minimale 1:0 në ‘Etihad Stadium’ javën e kaluar. Lojtarët e Pep Guardiola do të kenë punë të vështirë në Madrid, për ta ruajtur këtë epërsi, por shihen si favoritët për të shkuar tutje.

 

“Do të jetë një ndeshje ndryshe, jo si ajo një javë më parë. Ata janë në terrenin e vet, ku kanë përkrahjen edhe tifozëve. Atletiko në stadiumin “Vanda Metropolitano” krijon vazhdimisht probleme, pasi që mbrohet mirë dhe është i rrezikshëm në kundërsulme. Ata do të sjellin më shumë presion dhe ne duhet të adaptohemi në këtë lojë taktike, andaj na pret një ndeshje të vështirë,” tha mes tjerash Pep Guardiola, trajneri i Man. Sitit.

 

Ndërkohë Diego Siemone ka një plan.

 

 

“Ne nuk do të largohemi shumë nga ajo që bëjmë vazhdimisht. Ne duhet të gjejmë momentet e duhura për të krijuar atë që mundemi dhe shpresojë se mund të kombinojmë më mirë, të bëjmë tranzicione më të shpejta dhe të përfitojmë nga kundërsulmet. Siti luan në të njëjtën mënyrë, pavarësisht se kë e ka përball. Ata kanë një filozofi të instaluar dhe të pranuar, pasi që kanë lojtarë të mirënjohur dhe një trajner të madh. Presioni, tranzicionet e shpejta dhe ajo që ne mund të bëjmë, mund të jetë e rëndësishme në kët sfidë,” tha mes tjerash Diego Simeone.

 

Ndërkohë, Liverpulli shihet si skuadër që ka siguruar kualikimin në gjysmëfinale, pasi që ka epërsi prej dy golave nga sfida e parë në Portugali (3-1) ndaj Benfikës.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...