Fiko: Fillimi i negociatave integruese të Maqedonisë së Veriut në BE nuk guxon të shtyhet

-

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Roberto Fiko, gjatë vizitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së veriut, shprehu kënaqësi të veçantë për mikpritjen e ngrohtë dhe shpresë se ndërpritja më e gjatë e relacioneve më të afërta ndërmjet dy dhomave parlamentare në të ardhme do të kompensohet me bashkëpunim dinamik dhe të frytshëm. Në këtë drejtim, ai e transmetoi nismën e tij për lidhjen e Protokollit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, që do të mundësojë dinamizimin dhe përforcimin e bashkëpunimit në më shumë segmente parlamentare.

Në lidhje me procesin eurointegrues, Fiko theksoi se Italia e mbështet integrimin në BE të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, sepse ky është interes strategjik për vetë BE-në.

“Ëndrra për BE-në dhe pritjet e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk guxojnë të shtyhen sepse vendi ndërmori hapa të fuqishme dhe të guximshme që meritojnë sinjal pozitiv. Personalisht do të angazhohem te kolegët francezë dhe gjermanë që të kontribuojnë të hiqet vetoja nga Republika e Bullgarisë dhe në qershor të hapet konferenca e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave”, tha Fiko.

Ndërkaq, Xhaferi e theksoi kënaqësinë për këtë vizitë dhe mundësinë për takim në dhomën ligjvënëse, i cili realizohet tek pas 23 viteve nga takimi i fundit i mbajtur në Shkup, gjatë vizitës së ish kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, Luçiano Violante.

Ai shprehu kënaqësi që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë janë tradicionalisht të mira dhe miqësore dhe të cilat në vazhdimësi pothuajse 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike karakterizohen me bashkëpunim të shkëlqyer politik, si edhe bashkëpunim ekonomik dinamik.

“Italia është miku ynë i dëshmuar dhe shtet i respektuar nga fqinjësia më e gjerë me të cilin kultivojmë marrëdhënie të ngushta dhe miqësore, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral, që reflektohet me mbështetje të ndërsjellë të kandidaturave në organizatat ndërkombëtare”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit, me respekt të veçantë e falënderoi Dhomën e Deputetëve të Italisë për mbështetjen e sinqertë të integrimeve tona e evropiane, kur vitin e kaluar u miratuan dy rezoluta me të cilat Parlamenti Italian “e obligon Qeverinë italiane t’i riafirmojë dhe mbështesë nismat për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, në të gjitha nivelet”, si edhe “promovimin e dialogut me qeverinë bullgare që ato të lejojnë caktimin e konferencave ndërqeveritare të nevojshme për fillimin e negociatave për aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Xhaferi shprehu pritje që në suazat e kryesimit francez me Këshillin e BE – së, sidomos nga Samiti i planifikuar i përkushtuar për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin në qershor këtë vit, të dërgojnë mesazhe të qarta dhe konkrete ndaj të gjitha vendeve-anëtare e sidomos ndaj fqinjit tonë lindor, Republikës së Bullgarisë se fillimi i negociatave të BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë është më shumë se imperativ.

“Në këto gjendje luftarake të brishta dhe delikate në zemrën e Evropës, investimi në ardhmërinë e sigurt për qytetarët evropianë paraqet çështje ndaj të cilës BE-ja duhet të qaset me shumë seriozitet dhe të vlerësojë se çdo prolongim i mëtejshëm i procesit të zgjerimit do të thotë keqësim të mëtejshëm të situatës, që do të reflektohet si në planin ekonomik, energjetik dhe të sigurisë, ashtu edhe në atë politik”, tha Xhaferi.

Në këtë kontekst, dy bashkëbiseduesit u pajtuan se çdo prolongim i procesit veç më shkakton implikime negative, rënie të mbështetjes qytetare të idesë evropiane, a pasojat nga lufta në Ukrainë akoma më shumë e sfidojnë arkitekturën e sigurisë të gjithë kontinentit evropian.

Të dy kryetarët i konfirmuan zotimet për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në planin e bashkëpunimit në NATO, UIP, Nismën Adriatiko-Joniane, si edhe në asambletë parlamentare të organizatave ndërkombëtare dhe avancimin edhe të segmenteve tjera të bashkëpunimit ndërqeveritar – krahas ekonomisë, po ashtu edhe në kulturë, arsim, turizëm, shëndetësi dhe ngjashëm.

Në diskutim u inkuadruan edhe kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili e theksoi rëndësinë e fillimit të negociatave me BE- në sepse vendi ka bërë shumë lëshime, si edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Parlamentin e Italisë, Elmi Aziri, i cili i nënvizoi përfitimet nga ardhmëria evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin zhvillimor, të sigurisë, ekonomisë dhe atë politik.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...