Këmbësorët në shënjestër të policisë, dje për katër orë janë dënuar 174 persona

Мinistria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.04.2022) nga ora 11:00 deri më ora 16:00 Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Në territorin e tërë shtetit është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët.

Gjatë këtij kontrolli gjithsej janë sanksionuar 174 këmbësorë, 144 prej tyre për kalim të rrugës jashtë vendeve të parapara për kalimin e këmbësorëve, 8 për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Gjatë kontrollit janë regjistruar dhe sanksionuar edhe 114 kundërvajtje tjera.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.