Nuk ka të lënduar në zjarrin e qarkut të ish-fabrikës “Treska”, po evakuohen banorët nga objektet përreth

Deri më tani nuk ka njoftim për persona të lënduar në zjarrin që shpërtheu pasdite në qarkun e ish-fabrikës “Treska”, thonë nga MPB për MIA-n.

Ekipet policore janë në terren, komunikacioni po riorientohet, ndërsa po zhvillohet aksion për evakuimin e banorëve në objektet banesore për rreth.

Nga QMK informojnë se po digjet magazina në rrethin e ish-fabrikës “Treska”. Zjarri ka kapluar edhe materiale të plastikës, drunj, mbetje, që shkakton tym të zi në qendër të Shkupit.

Zjarri është lajmëruar në numrin për thirrje emergjente 112 në QMK dhe menjëherë është ndërhyrë.

Në teren janë ekipet me gjashtë automjete të zjarrfikësve. Kërkohen edhe automjete shtesë për shuarjen e zjarrit.