Paratë dhe mëkatet nuk tregohen! Kujt ja prishi gjumin lista e rrogave?!

-

Nga Manjola Bregasi

Rrogat e shqiptarëve nuk janë më sekret. Është konsideruar ky skandali më i madh i nxjerrjes së të dhënave, ndërsa një databazë me numrat e identifikimit, vendin e punës dhe pagesat mujore të janarit 2021 për më shumë se  637 mijë tatimpagues, ka nisur të shpërndahet në rrjet.

Duket se më shumë se sa dhunimin e privatësisë, lista e pazakontë ka hapur diskutimin e nivelit të pagave në vend, vlerat e larta në krah të disa personave dhe kuriozitetin se kush është emri të cilit i atashohet kjo vlerë.

Në krye të listës, qëndron pagesa prej 58  milion lekësh të reja, ndjekur nga një tjetër pagesë prej 25 milionë lekësh, shuma që duken të larta për punën e një muaji e që ndoshta vënë në diskutim edhe saktësinë e listës. Apo ndoshta vënë në diskutim diferencën e lartë të pagave ashtu sikurse edhe diferencën e lartë sociale, në një hendek që prej vitesh duket se po bëhet edhe më i thellë.

Ndërsa mediat kanë publikuar  tashmë edhe pagesat mujore të disa personazheve të njohur, prokuroria ka nisur një hetim, të inciuar pas denoncimit të disa qytetarëve për vjedhjen e të dhënave të tyre.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe opozita që e ka cilësuar një skandal duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa Sali Berisha deklaroi se lista është përdorur për qëllime elektorale .

Presidenti gjithashtu tha në një reagim se ky ishte një akt  kriminal, ndërsa komisioneri publik bëri thirrje që lista të mos qarkullohet mes atyre që e posedojnë, pasi ky është një veprim i kundraligjshëm.

Qeveria ka reaguar përmes zëdhënësit Endri Fuga i cili shprehet se për periudhën janar – prill nuk ka ndodhur asnjë eksport digjital i databazës, ndërsa bën të ditur se megjithatë Ministria e Financave po përgatit denoncimin zyrtar për Prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që të dhënat private të shqiptarëve dalin në publik (kujtojmë rastin e patronazhistëve) duket se rasti i pagave ja ka prishur gjumin të gjithëve, ndërsa është kthyer në ushqimin më të mirë për krijuesit e memeve. Është ende e paqartë se kush u shqetësua më shumë nga kjo listë? Ata me rroga të ulëta që për herë të parë shihnin se çfarë ndodhte sipër tyre,  apo ata me rroga shumë të larta që tashmë nuk e kanë më sekretin vetëm për vete. Për fat të keq kjo e drejtë e të dy palëve tashmë është cënuar, se ashtu si mëkatet edhe paratë le të mos tregohen!

Por derisa prokuroria të faktojë e të zbulojë çka ngjarë, nga dhe si doli ajo listë, disa do të flenë me ëndrra të bukura e ca të tjerë me gjumë të trazuar!

Lajmet e fundit

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...
- Advertisement -

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...

Jennifer Lopez thekson vijën e trupit dhe i vihet në dukje gjoksi në veshjen e ngushtë rrugëve të Los Angelesit – Telegrafi

Jennifer Lopez dukej tepër rinore teksa kishte veshur një kostum fitnesi teksa po shkonte në provat në Los...