Pritet të ndërtohet stadium i ri në Aerodrom të Shkupit


LEXO EDHE:

Këshilli Drejtuesi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë mori vendim për ndërtimin e një stadiumi me kapacitet prej 12.000 ulëse sipas kritereve të UEFA dhe FIFA-s.

Stadiumi, siç thuhet në njoftim, do të jetë në Komunën Aerodrom dhe do të financohet me mjete nga UEFA dhe FIFA përmes programeve për zhvillim të infrastrukturës së futbollit.

“Obligimi ynë si FFM është të kontribuojmë në avancimin e futbollit dhe mënyra më e mirë është që ta vërtetojmë këtë përmes ndërtimit të stadiumit të ri në lagjen Aerodrom të Shkupit”, u shpreh kreu i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Kujtojmë se edhe Tetova pret një stadium në mënyrë që Shkëndija do të mund t’i luaj ndeshjet ndërkombëtare në Tetovë dhe jo në Shkup, ndërsa ndërtimi i stadiumit në Tetovë shpesh herë ka qenë edhe në planprogramet e partive politike shqiptare.