Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për çështje evropiane, mbikëqyrje të zbatimit të masave për monitorim të komunikimeve dhe Komisioni ligjdhënës – juridik.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për institucionet është e vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e Komisionit për Çështje Ekonomike.

Në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, deputetët do të diskutojnë Propozim-ligjin për Stabilitet Financiar, Propozim-ligjin për Parandalimin e larjes së parave dhe Financimin ë terrorizmit dhe propozim-ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit.

Raporti vjetor për funksionimin e Agjencisë Operative-Teknike për vitin 2021 është në rendin e ditës të Komisionit për Mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorim të komunikimeve

Komisioni ligjdhënës – juridik, siç është paralajmëruar do të mbajë dy seanca 111 dhe 123.

Në seancën e 111-të, deputetët do të diskutojnë propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme, në procedurë të shkurtuar. Në këtë seancë ka edhe disa kërkesa për interpretim autentik.

Në rendin e ditës të seancës së 123-të të Komisionit ligjdhënës – juridik janë propozim-ligji për stabilitetin financiar, Propozim-ligji për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, propozim-ligji për kryerjen e punëve të kontabilitetit, si dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Institucionet.