Shaqiri: Pse nxënësit duhet të jenë garant në këtë proces mes neve që bisedojmë! Rritje të rrogës do të ketë

I pyetur nëse do të ketë ofertë konkrete, ministri Shaqiri, ka thënë se në takimin e djeshëm, është biseduar për procesin arsimor.

“Dje nga unë personalisht është kërkuar që të vazhdojmë me bisedime për çdo ditë, por edhe mësimi të vazhdojë. Do të dërgojë letër që mësimi të vazhdojë, por në atë kërkesë ne do të themi se bisedime do të ketë për çdo ditë, për gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e tyre”, u shpreh Shaqiri.

Shaqiri tha se ato hyjnë në bisedime për rritjen e rrogës dhe se asnjëherë nuk kanë thënë se nuk do të ketë rritje të rrogës.

“Unë pres që mësimdhënësit të kthen në punë. Pse nxënësit duhet të jenë garant në këtë proces mes neve që bisedojmë, mes SASHK-ut dhe neve si ministri. Pse ky proces të lidhet me mësimin e nxënësve”, u shpreh Shaqiri, duke shtuar se duhet të ketë mirëbesim mes palëve.

Sa i përket përqindjes së rritjes së rrogës, ai tha se nuk është mirë në këtë moment të jep numër për shkak të procesit.

Për rritjen e pagave Shaqiri tha se e kanë përkrahjen e kryeministrit, zv/kryeministrave dhe gjithë kabinetit qeveritar.