Hapja e negociatave/ Rumunia kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Rumana është kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky ishte mesazhi i ministrit të jashtëm rumun, Bogdan Aurescu në konferencën e përbashkët me homologun e tij maqedonas, Bujar Osmani në Shkup.

“Nuk ka bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Ne nuk e mbështesim një gjë të tillë. Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e negociatave me dy vendet së bashku.Fillimi i negociatave me shkupin dhe tiranën jo vetëm që është i drejtë, i merituar, por për momentin paraqet edhe nevojën në drejtimin e forcimit të rolit të rajonit në sigurinë e arkitekturës së kontinentit.”

Ndërkohë, osmani sqaroi se edhe pse është e drejta e shqipërisë të kërkojë ndarjen, një gjë e tillë do të përkeqësojë dinamikën e zgjerimit në bllok.

“Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin, por jam i vetëdijshëm që ndan mendimin se në planin afatgjatë nuk është e përshtatshme dhe shtetet anëtare pretendojnë se nuk do të prishë dinamikën rajonale. Vendimi për shkëputje nuk është as i Shqipërisë dhe as i Maqedonisë, është vendim i vendeve anëtare të bashimit evropian. Por kjo nuk është në interesin e tiranës, sepse këto situata janë ciklike. Herë e ne e tërheqim Shqipërinë, herë Shqipëria na tërheq zvarrë.’

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut u shpreh optimist se nuk do arrijnë deri të ndarja nëse deri në qershor do të gjejnë zgjidhje me Bullgarinë.