Radev: Bullgaria pret që Maqedonia e Veriut të respektojë të drejtat e qytetarëve të saj

-

Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte tema kryesore e bisedës telefonike mes presidentit bullgar Rumen Radev dhe homologut të tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, njoftojnë nga Kabineti i presidentit bullgar.

Në bisedë, Radev theksoi se është në interes të stabilitetit të Evropës së Bashkuar që çdo vend kandidat për anëtarësim në BE të respektojë vlerat evropiane që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve të saj, duke theksuar se Bullgaria pret rezultate kategorike nga Republika e Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, para se të japin pëlqim për fillimin e negociatave me BE.

Radev rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Bullgarisë për fillimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pas, siç theksoi, reformave serioze të vendit në drejtësi, ekonomi dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...