Shënohet 15 Prilli – Dita botërore e Hemofilisë

Shoqata e hemofilëve informon se sot në ora 12 para Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, Qendrës për Hemofili pranë IMT-së dhe Klinikës Universitare për Hematologji, do të shënohet Dita Botërore e Hemofilisë – 15 prill.

Shoqata raporton se Dita Botërore e Hemofilisë do të shënohet me lëshimin e balonave të kuqe, mbjelljen e 17 trëndafilave përpara Qendrës së Hemofilisë dhe lyerjen e pllajës përballë tre vendeve më të rëndësishme ku kujdesen për njerëzit me hemofili dhe koagulopatitë e tjera.