Turizmi, rritje e vizitorëve në vend në vitin 2021

Edhe pse ishim në vitet e Kovid-it, Organizata Botërore për turizëm raporton se Maqedonia e Veriut në vitin 2021 ka shënuar rritje të ardhjeve turistike ndërkombëtare për 139%. Me këtë vendi renditet në vendin e pestë në botë si destinacionin me rritjen më të shpejtë për turistët e huaj, duke përfshirë Malin e Zi, Qipron, Maldivet dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitin 20222 me një kërcim midis 30 dhe 40 për qind në industrinë e turizmit. Shpresojmë që të jetë pozitiv edhe në fluksin valutor në vendin tonë dhe shpresojmë që të kalojmë 400 milionë dollarë, një shifër e ndikuar nga turizmi.”,- tha drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, Ljupço Janevski.

Pritshmëritë janë optimiste edhe këtë vit, synimi është 2.2 milionë fjetje me një rritje të turistëve të huaj nga 20 deri në 30 për qind. Shifra të tilla mund të nënkuptojnë një njoftim për turizëm të shëndoshë, me fokus dhe theks në format e qëndrueshme të turizmit, thonë nga Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit. Megjithatë, ata theksojnë se nevoja për burime njerëzore për zhvillimin e turizmit dhe hotelierisë janë realitet dhe shpresojnë që sektori dhe fakultetet të nxjerrin kuadro cilësore.