LEXO EDHE:
Skuadra e Lajpzigut ka mundur 2-0 Atalanta-n në Bergamo dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës Europa. Ndeshja e luajtur në Geëiss Stadium është zhbllokuar në 18 minutat e para. Kaq i ka mjaftuar skuadrës së Tedesko-s për të gjetur golin që i ka dhuruar gjysmëfinalen.
Episodi që ka shkaktuar protestat e Atalanta-s ka ardhur në minutën e 52-të, kur arbitri Lahoz nuk e ka konsideruar penallti një prekje të topit me dorë të dyshimtë në zonën e rreptësisë nga ana e gjermanëve. Tri minuta para fundit të ndeshjes, gjermanët kanë gjetur edhe golin e dytë që ka vulosur fitoren. Përsëri protagonisti ka qenë Nkunku, i cili ka shënuar me penallti.
Lajpzigu do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Braga-Ranxhers. Portugezët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0.