Zaev nga Athina: Arritëm marrëveshje në momentin kur askush nuk e priste

-

Është një nder dhe privilegj i madh të marr pjesë dhe të ndaj mendimet e mia në Kongresin e tretë të Syriza-s – Aleancën Progresive.

Alexis dhe unë ishim të vendosur për të ndërmarrë një hap të madh të përbashkët që do të funksiononte për të ardhmen e vendeve tona, qytetarëve tanë, të gjithë rajonit dhe Europës. Në emër të së ardhmes së miqësisë, paqes dhe stabilitetit, për brezat tanë të rinj.

Kthesa e fundit e ngjarjeve në Ukrainë, e shkaktuar nga agresioni rus, ka ngritur rreziqe, shqetësime dhe frikë të fortë. Zgjidhja e vetme është paqja. Dialog urgjent në vend të dhunës. Prandaj, unë mbështes plotësisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shpreh ngushëllimet e mia për udhëheqjen ukrainase dhe familjet e viktimave. Paqja urgjente është e nevojshme me një zgjidhje diplomatike që respekton parimet e së drejtës ndërkombëtare, që synon mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e lirive themelore.

Ne, bota demokratike, duhet të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtar për të zhvilluar qasje të reja për promovimin dhe mbrojtjen e demokracive në mbarë botën.

Alexis dhe unë punuam për paqen dhe arritëm të zgjidhim një konflikt, themelet e të cilit ishin të thella në histori. Ky sukses ka një ndikim përtej rajonit.

Marrëveshja jonë e paqes i ka dërguar botës një sinjal të fortë. Nuk mund të ketë parim të vetëm të më të fortit. Në botën e sotme ekziston ende rruga e respektit dhe e kompromisit, rruga e mirëkuptimit të ndërsjellë, rruga e paqes dhe stabilitetit.

Ne i fokusuam vizionet tona politike në një qëllim të përbashkët. Ne krijuam një marrëdhënie politike, e cila u ngrit në bashkëpunim dhe kulmoi në miqësi. Ne të dy e vendosëm këtë miqësi në themelin e marrëdhënies së re afatgjatë midis vendeve tona.

Ky është përfitimi më i vlefshëm. A mund ta imagjinoni se sa shumë mund të ndërtojmë mbi këto themele në të ardhmen? Mos hezitoni, mos i kufizoni ëndrrat dhe vizionet tuaja – po, qytetarët tanë, shoqëritë tona dhe vendet tona mund të ndërtojnë një rajon prosperiteti pikërisht mbi këto themele.

Kështu që Alexis dhe unë zgjodhëm të bënim gjithçka që mundëm për të gjetur një zgjidhje pa vonesë. Më lejoni t’ju pyes, kush është i virtytshëm? Ai që thjesht e zgjat problemin apo ai që pranon të gjejë zgjidhjen? Arritëm në një zgjidhje kur të gjithë pretenduan se ishte e pamundur!

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duke përmbushur angazhimet tona, trashëgimia e miqësisë sonë do të ruhet dhe do të zhvillohet më tej, pasi ne i kemi diskutuar hapur të gjitha çështjet edhe kur dukej se nuk kishte zgjidhje.

Cilat janë sfidat nëse jo një shans për zgjidhje! Nëse nuk i shihni si mundësi për zgjidhje kreative, si hapa drejt arritjes së vizionit tonë. Kështu punojnë miqtë. Të fokusuar në zgjidhje. Ndërtoni ura, jo mure.

Te dashur miq,

Ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe më shumë se më parë. Idetë e së majtës duhet të promovohen, të thuhen me zë të lartë dhe të artikulohen.

Dhe ne duhet të veprojmë sipas ideve tona. Ne kemi një shans të mirë. Unë sfidoj tezën se Evropa është ose do të udhëhiqet nga e djathta ekstreme. Ka shumë vende si Greqia dhe Maqedonia e Veriut që kanë treguar të kundërtën.

Tëqëndrojmë së bashku.

Le të bëjmë më shumë për demokracinë dhe solidaritetin. Le të kthejmë një faqe tjetër. Fillimet e reja po vijnë. “Nea arch” për qytetarët tanë. Fillime të reja për qytetarët tanë, fillime të reja për vendet tona, për rajonin, për Evropën.

Lajmet e fundit

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...
- Advertisement -

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...

Jennifer Lopez thekson vijën e trupit dhe i vihet në dukje gjoksi në veshjen e ngushtë rrugëve të Los Angelesit – Telegrafi

Jennifer Lopez dukej tepër rinore teksa kishte veshur një kostum fitnesi teksa po shkonte në provat në Los...