BDI: Pagat në arsim do të rriten. Procesi edukativo – arsimor të rifillojë të hënën

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes në përkrahje të avancimit të pozitës së mësimdhënësve dhe edukatoreve duke realizuar rritjen e vazhdueshme të pagave në arsim që sipas kalkulimeve statistikore nga viti 2017 e deri më tani janë rritur për rreth 21 %.
Të njejtën politikë progresive jemi të vendosur ta ndjekim në vazhdimësi, prandaj duke përcjellur rrethanat e fundit të grevës së punonjësve të arsimit shprehim qartësisht qëndrimin se rritje të pagave në arsim do të ketë dhe zgjidhjen e duhur për këtë do ta gjejmë përmes dialogut.
E drejta e grevës është e garantuar me ligj, por duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka mbarëvajtja e pandërprerë dhe cilësore procesit edukativo – arsimor për ardhmërinë e fëmijëve, Bashkimi Demokratik për Integrim apelon për konstruktivitet nga ana e SASHK për ndërprerje të grevës, rifillim të mësimdhënies nëpër shkollat e vendit duke filluar që nga dita e hënë dhe më pas vazhdim intenziv të dialogut përmes së cilit padyshim se do të gjendjet zgjidhja e duhur.
Çdo prolongim i mëtejshëm i rrjedhës normale të mësimdhënies shkon në dëm të nxënësve dhe ardhmërisë së tyre në rrugën e dijes, rrezikohet matura shtetërore si dhe dhënia e provimit profesional për pesëqind mësues, gjë të cilën nuk duhet ta lejojmë pas gjithë atyre sfidave që bashkërisht i tejkaluam me sukses në periudhën e and pandemisë.
BDI shpreh shqetësim për tentativat për rrëmbimin e protestës nga ana e partive politike opozitare dhe nxitjen e papërgjegjeshme të krizës të cilën e ndjejnë të gjithë qytetarët.
Si subjekt politik pjesë e Qeverisë, BDI garanton angazhim maksimal për realizimin e mëtejshëm të politikave të përmirësimit të standardit ekonomik të të gjithë qytetarëve me të njejtën qasje ashtu siç u rritën paga minimale dhe ajo mesatare.