Kampioni i botës gati të largohet nga “Yamaha”


LEXO EDHE:

Piloti francez Fabio Kuartararo, kampion bote në “Moto GP”, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në sezonin e ardhshëm. Ky sezon nuk ka nisur mirë për pilotin e Yamaha, ndaj po sheh mundësinë që të largohet në fund të vitit.

“Kemi shumë opsione në tavolinë, por nuk do të nxitohemi për të ardhmen, pasi ka ende kohë përpara.

Ne jemi në bisedime edhe me Yamaha për të rinovuar kontratën, por duhet parë edhe se çfarë motori ata do të ofrojnë. Ky sezon është i vështirë, pasi nuk kemi fituar asnjë garë.

Janë të shumtë pilotët që do të jenë pa kontratë në fund të këtij sezoni, ndaj mund të ketë shumë surpriza”, u shpreh 22-vjeçari Kuartararo.

Vetëm 3 pilotë kanë një kontratë të sigurt për vitin 2023: Françesko Bagnaia (Dukati), Mark Markez (Honda) dhe Brad Binder (KTM). Për momentin, “El Diablo” po sheh mundësitë, por Honda e Dukati mund t’i ofrojnë një motor kompetitiv për vitin 2023. Vendimi pritet të merret në muajin korrik.