Kërcënohet drejtori i Bajernit: Kjo thikë do të përdoret për ju dhe djalin tuaj


LEXO EDHE:

Të jesh drejtor sportiv i Bajern Munihut nuk është një e lehtë, pasi që është punë e përgjegjshme që sjell shumë presion. Mirëpo Hasan Salihamixhiç, nuk e ka menduar se ky pozicion mund të bëhet kërcënues për jetën e tij dhe familjes së tij.

Tifozët janë tërbuar pas eliminimit të skuadrës së Viljarrealit nga Liga e Kampionëve disa prej tyre fajësojnë drejtorin dhe përzgjedhjen e trajnerit të ri (Nagelsmann në vend të Fink) dhe përforcimet në merkato. Megjithatë, gjërat shkuan përtej normales pasi disa fansa të pakënaqur dërguan kërcënime me vdekje për Salihamixhiçin dhe familjen e tij. Bashkëshortja e tij, Ester Salihamixhiç, ka postuar një nga kërcënimet e shumta që kanë arritur në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

“Nëse Salihamixhiçi nuk largohet nga Bajerni, kjo thikë do të përdoret për ju dhe djalin tuaj. Shihemi së shpejti”, shkruhet në një nga mesazhet që Esteri bëri publike.

Mëkati kryesor i ish-lojtarit të BeH-së është konflikti që pati me ish-trajnerin Hansi Flik, pas të cilit eksperti i trofeut vendosi përfundimisht të largohej, duke pranuar ofertën për t’u bërë trajner i kombëtares së Gjermanisë.