Qyteti i Shkupit ka emëruar drejtor të ri në Qendrën Informative Kulturore. Ai do të jetë Antonio Dimitrov.
Me ardhjen e drejtorit të ri është hequr edhe gjuha shqipe nga QIK-u. Më herët kur drejtoreshë ishte Sermine Purrini komunikimi ishte në dy gjuhë ndërsa sot vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuar dygjuhësisë.
Kujtojmë se në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në komunat ku 20% i qytetarëve janë shqiptarë, institucionet që gravitojnë në atë komunë duhet të komunikojnë edhe në gjuhën shqipe.