Jonida Maliqi rrëfen se kishte sakrifikuar mbrëmjen e maturës për t’u takuar me ish-bashkëshortin

-


Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka qenë e ftuar së fundmi si mysafire e veçantë në panelin e jurisë së spektaklit “Style Star”.

Ndër të tjerash, Jonida në një moment është pyetur nga moderatorja e emisionit se si e kujton mbrëmjen e saj të maturës.

Dhe këngëtarja kujtoi se si nuk kishte shkuar në mbrëmjen e saj të maturës, pasi në atë kohë sapo kishte nisur lidhjen me ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin, me të cilin kishte shfrytëzuar rastin të dilte atë natë.

Foto: Jonida Maliqi/Instagram

”Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm gjashtë vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, tregoi ndër të tjerash këngëtarja nga Shqipëria.

Fryt i kësaj lidhje përndryshe është djali 10-vjeçar i çiftit, Dani, me të cilin Jonida ka treguar gjithmonë se ka një raport super special me të.

Ndërkohë me ish-bashkëshortin, ajo i ndau rrugët disa vjet më parë miqësisht – duke vazhduar të mbesin miq dhe prindër të mirë për të voglin e tyre. /Telegrafi/

Foto: Jonida Maliqi/Instagram

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...