Iseni akuzon opozitën shqiptare: Në Draçevë 40 vjet nuk lejohet xhamia, e kryqi brenda nate para syve tuaj!

-

“ Z. SELA, Z. TARAVARI, Z. KASAMI…NUK DUA TA POLITIZOJ APO TË PROVOKOJ OPOZITËN SHQIPTARE. POR SI VENDOSËT TË BASHKËPUNONI ME PARTINË E CILA KA TË NJËJTËN MENDËSI SI GRUEVSKI. DUKE QENË VETËM NË PUSHTET LOKAL, TË CILIN NË SHKUP E FITUAN ME NDIHMËN TUAJ DHE TANI VAZHDOJNË KU E LA GRUEVSKI DHE INVESTOJNË NË PROVOKIME DHE PRISHJE TË MARRËDHËNIEVE NË MES TË BASHKËSIVE ETNIKE DHE FETARE NË VEND?”,THOTË ISH KRYETARI I STUDENIÇANIT, FATI ISENI.

Pas publikimit të lajmit për ndërtimin e kryqit gjigand në lagjen Draçevë të Shkupit, ka reaguar ish kryetari i Komunës së Studeniçanit, Fati Iseni, i cili ka akuzuar krerët e opozitës shqiptare, Ziadin Selën, Bilall Kasamin dhe Arben Taravarin, për, siç tha Iseni, ndihmën që këto parti i dhanë VMRO-së në zgjedhjet lokale, njofton indeks.mk

“ Z. Sela, z. Taravari, z. Kasami…nuk dua ta politizoj apo të provokoj opozitën shqiptare. Por si vendoset të bashkëpunoni me partinë e cila ka të njëjtën mendësi si Gruevski. Duke qenë vetëm në pushtet lokal, të cilin në Shkup e fituan me ndihmën tuaj dhe tani vazhdojnë ku e la Gruevski dhe investojnë në provokime dhe prishje të marrëdhënieve në mes të bashkësive etnike dhe fetare në vend. Paramendoni nëse vjen në pushtet”, shkruajti fillimisht Iseni.

Ai shtoi se dëshmi se opozita shqiptare ka bashkëpunim me atë maqedonase, është edhe mos reagimi dhe heshtja e rastit.

“Nëse nuk kishit bashkëpunim, ju si opozitë duhej të reagonit që nga dita e djeshme dhe jo të prisni reagimin e popullatës nëpër rrjete sociale. Këtu nuk përjashtohen qeveria dhe faktori ndërkombëtar të cilët kanë të drejtë të ndërhynë në interes të ruajtjes së paqes dhe qetësisë në vend. Nuk është askush kundër ndërtimit të objekteve fetare që do t’i shërbejnë besimtarëve, por jo këtij lloji të provokimit”, shtoi Iseni.

Ai ka treguar edhe një rast të njëjtë e identik.

“Ju kujtoj se në vitin 2011, siç e din opinioni, iniciativa për ndërtimin e një kryqi të tillë në Manastirin Pelenice mbi Batincë u tërhoq. Nuk ishin të lehta negociatat për të dy palët meqë presioni ishte i lartë, por në mënyrë shumë racionale u menaxhua dhe një provokim i tillë u evitua. Nuk dëshiroj të përmendi emra nga asnjëra palë, duke dashur që të mos fus në siklet asnjë personalitet që kontribuoi atëherë, mirëpo situata ishte shumë më e rëndë se sa tani. Në Draçevë gati 40 vjet kërkohet të ndërtohet xhami (faltore) dhe e njëjta nuk lejohet, ndërsa tani kujt do t’i shërbej ky kryq me këto dimensione të larta në një kodrinë mbi fshat?”, pyet Iseni.

Iseni ka edhe një pyetje dhe sugjerim.

“Nëse fillon ndërtimi i xhamisë në Draçevë, a do të kishte mbështetje nga komuna e Kisella Vodës? Besoj se komuna e Studeniçanit dhe ajo e Kisella Vodës urgjentisht duhet të ndërmarrin veprime për të evituar këtë provokim. Komunat përkatëse janë të bllokut opozitar dhe janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për të ardhur në pushtet siç e din opinioni, prandaj duhet të ulen urgjentisht për këtë çështje”, përfundoi Iseni.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...