Kovaçevski: Qeveria po bën gjithçka që mundet por kërkesat e SASHK janë të pa pranueshme

-

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, përmes një statusi në FB profilin e tij, ka akuzuar se me veprimet e fundit për të refuzuar rritjen e pagave në arsim prej 2500 denarëve, ato po shikojnë interesat personale dhe jo ato të fëmijëve.

Sipas tij, Qeveria po bënë përpjekje serioze që të luftojë me krizën por në këtë rrugë nuk po e ndihmon SASHK-u.

“Sot fillon java e dytë ku nxënësit nuk janë në bankat shkollore. ME refuzimin e ofertës për rritje të pagave prej 10%, SASHK vendosi të vazhdojë me shantazhime të cilat janë në dëm të arsimit dhe nxënësve, dhe ua rëndon përditshmërinë e prindërve.

Qeveria po bënë përpjekje serioze që të lufotjë me krizën, të amortizojë shtrenjtimet dhe të sigurojë jetë dinjitoze për qytetarët. Edhe në këto kushte të rënda të krizës botërore, ne jemi Qeveria e vetme e cila ka mundësuar rritje historike të pagave dhe pensioneve” thotë Kovaçevski.

Kovaçevski shton se nga viti 2017 e deri tani pagat në arsim janë rritur për 21% dhe me këto 10% tjera do të kishte arritur në 31%.

“Në krahasim të viteve 2011 dhe 2016, për pesë vite pagat në arsim u rritën vetëm 4%. Qeveria po bën gjithçka që duhet që të mbajë dialogun dhe të gjejë gjuhë të përbashkët, por kërkesat e SASHK janë të papranueshme. Vendi i nxënësve është në shkollë”, thotë Kovaçevski.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...