Kush është më i forti? Stevo Pendarovski matë forcat me Krizhanek (Foto)

Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar Mihael Krizhanek, kampionin në bodibillding. Ai ka shpërndarë fotografi në rrjetin social facebook duke shkruar se “përballja” me të përfundoi në barazim.

“Barazimi me kampionin botëror në bodibillding, Mihael Krizhanek nga Sllovakia. Pata mundësinë që ta takoj gjatë qëndrimit të tij në Shkup, si mysafir nderi i Federatës së Bodibillding dhe Fitnesit të Maqedonisë, në kuadër të garës ndërkombëtare të bodibillding”,ka shkruar Presidenti i vendit Stevo Pendarovski.