Parashikimi i motit

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me vranësira dhe kryesisht i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta me reshje të dëborës. Do të fryjë erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 11 gradë.