Ziadin Sela i pafuqishëm, kërkon ndihmën e BDI kundër partnerëve të tij nga Levica

-

Largimi i gjuhës shqipe në QIK ka ngjallur reagime në opinion. Lideri i ASH-së, Ziadin Sela ka kërkuar dënim për drejtorin e ri nga ana e Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve. Nga ky inspektorat theksojnë se kanë bërë vërejtje për më shumë institucione që nuk e respektojnë ligjin. Pas vërejtjeve, theksojnë nga ky institucion, do të pasojnë gjobat.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Drejtori i  ri në Qendrën Informative Kulturore, Antonio Dimitrov, ka hequr gjuhën shqipe menjëherë pas marrjes së postit drejtues në këtë institucion. Ndërkohë që me udhehëqisinë paraprake ky institucion komunikonte edhe shqip, tashmë QIK komunikon vetëm në gjuhën maqedonase.

Gjithashtu, njoftimi i drejtorit është vetëm në gjuhën maqedonase.

I pari i cili ka komentuar rreth heqjes së gjuhës shqipe nga faqja e internetit të Qendrës Informative Kulturorepas emërtimit të Antonio Dimitrov si drejtor na ana e Qytetit të Shkupit, është kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai tha se i takon Inspektoratit për Implementimin e gjuhës shqipe që të shqiptojë dënim ndaj drejtorit në fjalë.

“U bëj apel Inspektoriatit pë Implementimin e gjuhës shqipe që të shkojë dhe ta dënojë atë drejtor, çdo ditë dhe sa herë që ai shkel ligjin, jo vetëm atë, por çdo drejtor që shkel ligjin. Unë formë tjetër nuk kam sepse nuk jam kryetar i Qytetit të Shkupit, nëse do të isha, ai nuk do të ishte as 24 orë më në krye të asaj detyre”, ka theksuar Sela.

Drejtori Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela ka theksuar se nëpërmjet nenit 19 të ligjit, AZGJ-ja nuk ka për detyrë të merret me institucionet për t’iu dhënë vërejtje apo gjoba, përveç se t’i mbështes ato.

Ndërsa, Fatmir Iseni tha se nga Inspektoriati për Përdorimin e Gjuhëve janë dhënë 23 vërejtje në institucionet të cilët nuk e zbatojnë ligjin, dhe nëse edhe pas vërejtjes së bërë nuk ka zbatim të ligjit atëherë bëhet gjobitja.

Kujtojmë se në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në komunat ku 20% i qytetarëve janë shqiptarë, institucionet që gravitojnë në atë komunë duhet të komunikojë edhe në gjuhën shqipe.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...