Bujar Osmani: Unë nuk veproj në bazë të emocioneve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke u përgjigjur në pyetjen se a do të japë dorëheqje pas hapjes së klubit bullgar në Maqedoninë e Veriut, ai tha se si MPJ kanë vepruar në bazë të strategjisë që parasheh mbrojtje të interesave shtetërore – nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, shkruan TV21.

“Unë mendoj se MPJ e bëri atë që duhet të bëhej dhe jam i bindur se vepruam në mënyrë të drejtë”, tha Osmani.

Shtoi se ai si MPJ nuk vepron në bazë të emocioneve, por në bazë të strategjisë.

“Unë nuk reagoj në bazë të emocioneve, por në bazë të strategjisë, kurse strategjia parasheh mbrojtjen e interesit shtetëror”, tha më tej Osmani.