Ibraim falenderon bashkëqytetarët edhe pse nuk u zgjodh si kryetar komune

-

Pas zgjedhjeve të përsëritura të dielën në Qendër Zhupë, kandidati për kryetar komune, Arjan Ibraim i falenderoi të gjithë bashkëqytetarët dhe mërgimtarët për mbështetjen masovike, edhe pse nuk u zgjodh kryetar përshkak mos pasjes së cenzusit, transmeton Zhurnal.

“Të nderuar bashkëqytetarë, vëllezër mërgimtarë! Në emër timin dhe në emër të gjithë që ngelën kur ju përsëri ikët, thellësisht nga zemra ju falenderoj. Tek ju e shoh veten dhe vizionin tim se kjo dje nuk përfundoi dhe nuk do të përfundojë! Secili prej jush është një patriot dhe një qytetar i ndershëm i kësaj komune. Secili prej jush është një Arijan! Të vërtetën secili tanimë e pa”, ka shkruar Ibraim në FB.

Ibraim i cili ishte kandidat i Partisë Demokratike Turke në zgjedhjet e përsëritura mori 1887 vota, kundrejt kandidatit tjetër Shain Shaqir, nga partia për bashkim kombëtar të turqve, i cili mori vetëm 165 vota.

Ibraim e akuzoi Shaqirin se ka bërë thirrje për mos dalje në zgjedhje, duke shtuar se as ai vet nuk ka dalë në zgjedhje, që sipas tij, vërteton se nuk i’a dëshiron të mirën komunës dhe asnjëherë nuk do të mund ta udhëheqë.

Në zgjedhjet e pardjeshme, nga gjithsej 7077 personave me të drejtë vota, votuan vetëm 2021 persona, që paraqet vetëm 29,97% e votuesve, e që është rreth katër përqind më pak se cenzusi i nevojshëm.

Numër i madh i banorëve të Zhupës së bashku me Ibraim, përcollën rreeth 700 mërgimtarë nga Italia të cilin kishin ardhur për të votuar.

Tjerat zgjedhje do të mbahen në gusht.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...