LEXO EDHE:
Kalidou Koulibali ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Napoli. Sipas mediave, 30-vjeçari, i cili është pjesë e klubit italian që nga viti 2014, kohë kur u transferua nga Genk, duket se nuk është i bindur për ta vazhduar aventurën e tij te të kaltrit.
Mbrojtësi i qendrës është i lidhur me skuadrën e drejtuar nga Luçiano Spaletti deri në vitin 2023, por interesimi i klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Man. Siti, kanë ngacmuar jo pak kuriozitetin e lojtarit për të provuar një aventurë të re larg Italisë.
Në rast se lojtari vendos të mos rinovojë, atëherë klubi, për të mos e humbur me parametër zero pas një viti, do të dëgjojë ofertat e klubeve të interesuar për Koulibali, i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro.