Osmani: Të githë popujt në Maqedoni gëzojnë të drejtat e barabarta, por bullgarët provokojnë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në konferencë për media lidhur me çështjen për qendrën kulturore bullgare “Vanço Mihajllov” në Manastir, theksoi se Maqedonia është shtet demokratik në të cilë qytetarët e të gjithë etniteteve, njëlloj i gëzojnë të gjitha të drejtat ,transmeton Zhurnal.

Kontestuese këtu sipas Osmanit, është emri i klubit, i cili këtu konsiderohet si provokim dhe kontroverz, dhe në të kundërtën, edhe ata do të ishin pjesë e ngjarjes.

“Ne e bëmë atë që duhej bërë. Nuk lejuam Maqedonia e Veriut të tregohet si vend që kufizon të drejtat e një bashkësie etnike. Nuk është kompetencë e imja të kujdesem për imazhin e Bullgarisë për personazhe që i nderojnë, kanë ata MPJ e cila duhet para bashkësisë evreje dhe botërore të sqarojnë pse u janë kaq të rëndësishëm disa personazhe”, deklaroi Osmani.

Kërkesa për vizitë të delegacionit bullgar në hapjen e shtëpisë kulturore në Manastir, Osmani tha se ka arritur nga nënkryetarja e Bullgarisë, Iljana Jotova, e më pas i është bashkangjitur edhe kryeministri bullgar, Kirill PEtkov.

“Kuptohet se një nga ankesat tona ishte se vizita, pikërisht në qendrën e cila bartë emër kontroverz, mund të ketë edhe qëllime tjera, e ajo ështëse kontesti është kontest i të drejtave të njeriut dhe bashkësia bullgare nuk i gëzon të drejtat e veta këtu, dhe nuk i përmbushiim kriteret e Kopenhagës”, tha Osmani.

Ai shprehet se e pakontestueshme është hapja e klubeve në Maqedoni.

“Bashkësia Bullgare ka mundësi të tillë, liri dhe guxim të organizojë dhe manifestojë atribute të veta kulturore dhe identitare në çfarëdo forme, por jo në mënyrë të provokojë e shqetësojë qytetarët”, tha Osmani.