Arben Ratkoceri: Vanço Mihajllovi si Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica, objektiv kishin pushtuesin serb

-

“Veprimtaria politike e Vanço Mihajllovit është identike me atë të Xhafer Devës dhe Rerxhep Mitrovicës, me të cilët ka bashkëpunuar ngushtë sidomos me këtë të fundit. Të tre këta i ka bashkuar lufta kundër pushtuesve serbë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB), madje duke bashkëpunuar me gjermanët e italianët vetëm për ti larguar serbët nga këto territore“, ka shkruar në Facebook Arben Ratkoceri, botues i gazetës së përditshme “Koha”, duke u ndërlidhur me reagimet dhe debatet lidhur me hapjen e një klubi në Manastir që mban emrin e figurës kontraverse të Vanço Mihajllovit.

Tek shqiptarët, sidomos kosovarët, Deva e Mitrovica, thotë ai, konsiderohen si figurat më emblematike të kombit, ndërsa tek maqedonasit – për shkak të historianëve dhe shoqërisë së thellë pro-serbe – Mihajllovi konsiderohet tradhëtar. Për dallim nga shqiptarët historiografia maqedonase është kopje e asaj serbe për figurën e Vanço Mihajllovit.

Në “post scriptumin” e tij, Ratkoceripërfundonka shkruar: “Vanço Mihajllovi në librin me kujtimet e tij ngrit lart shqiptarët, sidomos Hasan Prishtinën me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë para LDB dhe Rexhep Mitrovicën gjatë LDB-së.

Vanço Mihajllovi, Maqedoninë e ka parë si Zvicra e Ballkanit dhe bashkë me Hasan Prishtinën dhe Ante Paveliqin, kanë bërë marrëveshje para LDB për luftë të përbashkët të maqedonasve, shqiptarëve dhe kroatëve kundër pushtuesve serbë. Ashtu si H.Prishtina apo R.Mitrovica që për shkak të rrethanave globale të kohës janë koordinuar me pushtetin e Tiranës edhe Mihajllov ka bashkëpunuar me Sofjen, ekskluzivisht vetëm për të larguar terrorin serb nga Maqedonia respektivisht Kosova edha atë pa reshtur deri në vdekjen e tyre”.

Lajmet e fundit

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...
- Advertisement -

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...

KHF “Istogu” përball ekipi të fortë nga Sllovakia

KHF “Istogu” ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr...