Barcelona, insiston për mbrojtësin e Shtutgartit

-


LEXO EDHE:

Skuadra e Barcelonës ka shtruar interesimin e saj nga Gjermania, për të gjetur përforcimin e ri për sezonin e ardhshëm. Në listën e katalanasve ndodhet mbrojtësi i Shtutgartit, Borna Sosa. 24-vjeçari u transferua në Bundesligë në vitin 2018 nga Dinamo Zagreb, ku gjatë këtyre viteve ka bërë një paraqitje të mirë. Këtë sezon kroati po jep ndihmesën e tij për të shpëtuar skuadrën nga rënia nga kategoria, duke realizuar 7 gola.

Aktualisht Shtutgarti ndodhet në vendin e 16 në tabelën e renditjes me 28 pikë të grumbulluara dhe ka shpresa për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman. Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se dëshira e lojtarit është të transferohet diku tjetër.

Megjithatë, si pjesë e bisedimeve klubi gjerman është zotuar të lërë lojtarin të largohet nëse klubet e interesuara paraqesin ofertën prej 25 milionë eurosh.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...