Policia gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 151 masa, në mes tyre 35 janë për vozitje të shpejtë, 16 masa për vozitje pa leje vozitjeje dhe gjashtë sanksione për automjete të parregullta teknikisht në transportin publik.
“Shqiptohen 11 masa për përdorimin e celularit, katër sanksione për foli të vendosura (dritare të hijezuara), gjashtë masa për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruar”, informojnë nga MPB-ja.
Aksione e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa nga MPB-ja apelojnë të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe rregulloret për siguri më të madhe në komunikacion.