Sot mbahen seancat e tre komisioneve parlamentare

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Komisioni për Shëndetësi dhe Komisioni Legjislativ.

Në rendin e ditës të Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve janë Projekt-vendimi për dhënien e pëlqimit për aktin e përgjithshëm të Avokatit të Popullit, Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurisë dhe respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2021 dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2021.

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Komisionit Legjislativ duhet ta shqyrtojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, në procedurë të shkurtuar.