VIDEO/ Ganiu: Të shtunën të gjithë rrugët çojnë në stadiumin e Çairit, për Shkupin kampion!

“Të shtunën të gjithë rrugët të çojnë në stadium. Ai ka qenë dhe është shtëpia e dytë për të gjithë Shkupit”, ka apeluar kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Kryetari I Komunës së Çairit, njëherësh ish- trajner i F.C. Shkupit, Visar Ganiu, në një prononcim për Indeks.mk ka folur për “ëndrrën” e realizuar të të gjithë shkupjanëve, që Shkupi të shpallet kampion.

Duke u uruar suksese për në arenën ndërkombëtare, Ganiu tha se këtë vit Shkupi dëshmoi që është skuadra më e fortë në vend.

Ai tha se nuk duhet të harrohet koha e kaluar në të cilën Shkupi arriti të marrë tre tituj.