Fjuri mbyll karrierën, pas sfidës me Dilian Uajt?!


Boksieri britanik Tajson Fjuri, ka insistuar që pas sfidës që do të zhvillojë këtë të shtunë ndaj Dillian Uajtit, do të tërhiqet nga sporti. Ai shprehet se pas kaq shumë vitesh në ring është koha të ndalet, si i pamposhtur dhe kampion bote. Britaniku 33-vjeçarë, në prag të sfidës që do të zhvillojë para fansave të tij, në stadiumin “Uembli” të Londrës, ku do të mbrojë titullin e kategorisë ËBC.

“Këtë javë do ta shijoj në maksimum. Ky do të jetë fundi për mua. Do të marr një fitore të mirë të shtunën dhe më pas relaks. Do të ulem në karrige dhe do të shijoj jetën time”, tha Tajson Fjuri, I cili numëron 31 fitore e 1 barazim në karrierë.

 

“Ka qenë një udhëtim i gjatë, me ulje e ngritje në karrierën time. Kam gati 20 vite karrierë, jam gati 34 vjeç dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme për këdo. Ka shumë gjëra që do të bëj me fëmijet e mi më pas dhe do të shijoj jetën”, u shpreh Fjuri.