Al Ahli, nuk dëshiron që të dëgjojë për ofertat për Ezgjan Alioskin


Klubi nga Arabia Saudite, Al Ahli, është shumë i kënaqur me atë që po tregon Ezgjan Alioski në terrenin e gjelbër dhe nuk mendon fare për ndarjen me të, pavarësisht se disa nga klubet ofrojnë një shumë të konsiderueshme kompensimi për të blerë kontratën e Alioskit.

Mediat saudite raportojnë se për drejtuesit e klubit janë të kënaqur dhe konsiderojnë Alioskin si transferimi më i mirë në periudhën e kaluar kalimtare, edhe pse rezultatet e Al Ahli-t kanë qenë larg asaj që është dëshiruar. Megjithatë, klubi paralajmëron ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, kur Alioski shihet si lojtar kyç për sulmin e trofeut të kampionatit.

Ezgijan Alioski u largua nga Lids Junajted si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me skuadrën nga  Premier Liga e Anglisë. Për shërbimet e tij u interesuan klube nga Italia, Gjermania dhe Turqia, por Alioski megjithatë vendosi të pranojë ofertën e klubit nga Arabia Saudite, e cila financiarisht ishte më e lartë se të tjerat.

Alioski ka shënuar 23 paraqitje për Al Ahlin në këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe gjashtë asiste.