Anibar ju fton në programin e larmishëm kulturor dhe koncertin e grupit Gillespie


Projekti Rrijetësimi i Kulturës në Pejë është një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), pjesë e pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Në kuadër të këtij projekti Anibar ka për qëllim t’i ofrojë komunitetit program të larmishëm dhe të gjërë kulturor në Kinema “Jusuf Gërvalla” përmes realizimit në plotni të programit tonë vjetor përgjatë situatës me Covid-19.

Ky projekt ka për synim komponente e rivitalizimin të hapsirës së objektit kulturorë Kinema “Jusuf Gërvalla” mbështetjen e Peja Jazz dhe ngritjen e kapaciteve të stafit dhe të rinjëve të përfshirë në program të rregullt të Akademis së Animacionit Anibar.

Koncerti nga grupi Gillespie fillon të premten në ora 20:30 në hapësirat e Kinema Jusuf Gërvalla, ndërsa në muajin Maj do të realizohen edhe 3 koncerte tjera.

Kinemasë nuk do ti mungoj as shfaqja e filmave ku në kuadër të këtij projekti do të shfaqen edhe 8 filma në hapësirat e Kinema Jusuf Gërvalla.