Denveri para eliminimit, fiton Memfisi


Skuadra e Golden Stejtit ka mposhtur sërish Denver Nagetsin, në kuadër të play-off-it në NBA dhe duke krijuar epërsi prej 3-0 pasi që fituan takimin e fundit me 118-113. Stefon Kerri dhe Xhordan Poll shënuan nga 27 pikë secili, Klej Tompson bëri gjashtë 3-pikësha në rrugën e tij drejt 26 pikëve. Drejmond Grin bëri  një vjedhje kyçe nga Nikola Jokiç, i cili përfundoi me 37 pikë dhe 18 kërcime, për të vënë Nagetsin në prag të eliminimit.

Nga ana tjetër, Aaron Gordon shtoi 18 pikë për Nagets, të cilët kaluan në epërsi 89-87 në çerekun e katërt, por humbën për herë të shtatë radhazi.

Ndeshja e katërt në mes të ekipeve do të luhet të dielën, me ç’rast Golden Stejt pritet ta përfundojë këtë ecuri duke e eliminuar Nagetsin me 4-0.

Desmond Bejn shënoi shtatë tre pikësha dhe 26 pikë në total për t’i dhënë Memfis Grizli fitorën e dytë ndaj Minesota Timbervollvsit në kuadër të play-offit të raundit të parë. Vendasit ishin në një deficit prej 26 pikësh, por ky disavantazh u përmbys shpejt, me ç’rast Minesota përjetoi disfatë pran rezultatit 104-95.

Në anën tjetër, D’Angelo Rasell pati 22 pikë dhe tetë asistime, duke qenë lideri kryesor I Minesotës, në çerekun e tretë, megjithatë kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të triumfuar. Pas tri ndeshjeve, rezultati në mes të skuadrave është 2-1 në të mirë të Grizlit. Loja e 4 zhvillohet të shtunën mbrëma në Minneapolis.

The post Denveri para eliminimit, fiton Memfisi appeared first on Alsat.