Reali, Barcelona e Juventusi, humbin gjyqin ndaj UEFA-s


Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi e kanë humbur gjyqin ndaj UEFA në lidhje me skandalin e formimit të Superkupës së Evropës, rreth një vit më parë. Skuadrat në fjalë mund të largohen nga garat evropiane, pasi UEFA e ka fituar tashmë një apel në gjykatë që e rrëzon urdhërin për mossanksionimin e tri klubeve.

Tashmë Real Madrid, Juventus e Barcelona janë jashtë “ECA”, por nuk dihet nëse do të ndërmerren sanksione të tjera. Një largim i tri skuadrave ligjërisht ishte pamundësuar më parë, përmes të një urdhëri të vendosur në Gjykatën e Madridit, që ia pamundësonte shtëpisë së futbollit të vendoste restriksione në drejtim të klubeve të apostrofuara.

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, të paktën zyrtarisht, janë ende të përfshira në idenë e Superkupës së Evropës.