Dy aktore të vogla vriten nga forcat ruse gjatë kohë sa po interpretonin në Teatrin e Mariupolit

-


Dy vajza të reja aktore që po performonin në Teatrin e Mariupolit përpara bombardimeve shkatërruese ruse të qytetit të tyre kanë vdekur, thotë këshilltari i kryebashkiakut Petro Andryushchenko.

“Lufta merr më të mirët. Dy vajza, dy aktoret e vogla simpatike Elizaveta dhe Sonya, vdiqën në Mariupol”, tha ai në shërbimin e mesazheve Telegram, shkruan BBC.

Ato të dy kishin luajtur rolin e Lucyt, një personazh në përrallën e famshme “The Lion, the Witch and the Wardrob”, një nga përrallat klasike të fëmijëve në “The Chronicles of Narnia” të CS Lewis.

Forcat ruse në Mariupol (Foto: Reuters)

Një sulm ajror rus më 16 mars shkatërroi teatrin – një incident i dënuar gjerësisht si një krim lufte. Deri në 300 civilë vdiqën, ndërsa qindra – kryesisht gra dhe fëmijë – ishin strehuar në bodrum në atë kohë.

Nuk dihet nëse dy aktoret kanë vdekur në atë sulm.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe pretendon – pa prova – se Ukraina e sajoi atë dhe incidente të tjera. Pjesa më e madhe e Mariupolit qëndron në rrënoja pas javësh granatimesh ruse.

Andryushchenko e përshkruan si “simbolizëm të trishtuar” faktin që Lewis vendosi “The Lion, the Witch and the Wardrob” në sfondin e bombardimeve gjermane të Londrës në vitin 1940 – Blitz.

“Ne kurrë nuk do t’i harrojmë engjëjt e talentuar”m shkroi Andryushchenko, duke bërë thirrje për hakmarrje kundër “pushtuesve”. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...