Kilian Mbape ende në dyshim mes Parisit dhe Madridit


Futbollisti vazhdon të jetë në mes të dy “zjarreve”, duke mos arritur ta ndajë mendjen plotësisht se cilën fanelë do ta veshë sezonin e ardhshëm. Lojtari tash e sa kohë është në “llupën” e Real Madridit, por, të paktën sipas asaj që raporton “L’Equipe”, ai vijon të jetë i papërcaktuar në lidhje me këtë çështje.

Familja e Mbape-s është në pushime në Doha të Katarit dhe pikërisht këtu, sipas medieve franceze, mund të diskutohet në lidhje me një zgjatje të mundshme të kontratës së lojtarit me parisienët.

Kontrata e futbollistit skadon në verën e vitit 2023, me Realin që tenton ta “rrëmbejë” futbollistin në këtë merkato. Mediat në Spanjë raportojnë se sulmuesi francez ka irrituar Florentino Perezin, me kërkesën e fundit, ku janë përmendur edhe 100 mln euro.