Noizy do të luajë në një serial gjerman përkrah Blerim Destanit

-


Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, prej vitesh ka korrë suksese të mëdha në muzikë duke u bërë një nga emrat më të pëlqyer në showbizin shqiptar.

Krahas karrierës së bujshme që ka ndërtuar si artist, Rigels Rajku (emri i plotë) duket se po kalon në një tjetër fushë.

Siç ka bërë të ditur në rrjete sociale, krijuesi i hitit “Jena mbretër” do të jetë pjesë e një seriali.

Ai do të luajë përkrah aktorëve të njohur shqiptarë, Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

I njëjtë mes tjerash ka shpërndarë edhe disa fotografi nga xhirimet e këtij projekti.

“Dita e xhirimeve, seriali Der Trakt”, ka shkruar ai duke etiketuar Berlinin, pasi duket se aty po kryhen xhirimet.

Noizy (Foto: Instagram)

Deri më tani nuk ka ende detaje se për çfarë seriali bëhet fjalë dhe se cili është roli i Noizyt aty.

Ylli i hip hopit ka marrë pjesë edhe në filmin me titullin “Man from Beirut” ose “Blind” të 2019. Në këtë film, 35-vjeçari ishte në një rol dytësor dhe në pjesën më të madhe të skenave u shfaq krah aktorit gjerman, Frederick Lau. /Telegrafi/

Noizy (Foto: Instagram)

Lajmet e fundit

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...
- Advertisement -

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...

KHF “Istogu” përball ekipi të fortë nga Sllovakia

KHF “Istogu” ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr...