Skuadra e Shkupit, sot do të kërkojë 3 pikë të reja ndaj Renovës për të konfirmuar titullin kampion në 4 xhiro para përfundimit të sezonit.
“Për këtë ndeshje jemi përgatitur maksimalisht edhe pse e dijmë se Renova ka kohë që po luajnë mjaft mirë dhe kanë një ekip të mirë, por ne jemi të motivuar 100% që ta fitojmë këtë ndeshje. Të shtunën është ditë feste, dhe shpresojmë të festojmë titullin së bashku me “Shvercerat”. Tifozët tanë kanë pritur shumë vite për këtë ditë dhe ne e kemi mundësinë që ti shpërblejmë ata. Ne do ta japim maksimumin në fushë dhe të shtunën do të festojmë”, tha Ardit Iljazi.
Përballja në mes FC Shkupit dhe Renovës, do të zhvillohet në stadiumin në Çair, në orën 16.00.