Tajson Fjuri dhe Dillian Uajt, pos përballjes me njëri-tjetrin të shtunën mbrëma, do të marrin shifra tejet të larta të parave pas këtij meçi. Duke qenë se luftohet për titullin kampion të botës për peshat e rënda, edhe monedhat nuk janë kursyer në drejtim të boksierëve.
Në bazë të asaj që raporton “Daily Mail”, për Fjurin do të shkojnë hiç më pak se 25.56 milionë euro, ndërsa Uajt do të arkëtojë diku rreth 6.54 milionë të tilla. Fituesi i të gjithë takimit, pos këtyre, do të marrë edhe shtesë prej 3.92 milionë euro.
Ndeshja do të fillojë rreth orës 23:00, në stadiumin “Uembli”.