Alajdin Ismani braktis ASH-në,ishte ndër themeluesit e saj

-

Kaq ishte ! Me këtë postim në rrjetin social Facebook Alajdin Ismani ka vendosur pas një kohe t’a braktisë ASH -në informon Tetovasot.
Ai është një ndër themeluesit e kësaj partie ,në fakt që në LR PDSH ,por duke treguar shkaqet dhe pakënaqësinë ai konfirmon se nuk është më pjesë e këtij subjekti politik.
Ismani shkruan se rrugëtimi im politik në ASH mbaroi sot,duke më ardhur sinqerisht shumë keq se në duart e kujt po e lëmë partinë,por ndonjeherë tërheqja është shumë e mirë për tu treguar të tjerëve se sa të fortë jemi ne,dhe sa të dobet janë ata të cilët kanë intelegjencën e kufizuar për të shtytë proceset përpara! përcjellë Tetovasot

Ky është postimi i tij i plotë :

Te dashur miqe e shoke,qe themeluam bashke LRPDSH-n,e me vone ASH-en,desha te ju falemenderoj per rrugetimin tone qe bem bashke nga viti 2014 e kendej!Sfidat ishin te shumeta,pengesa dhe sakrifica te shumta na dolen perpara!Edhe pse shume here u penguam,ne asnjehere nuk pranuam te rrim ulur!Gjate ketij rrugetimi takova dhe njoha shum njerez te sinqerte dhe shum te prirur per te bere nje politik te ndershme ne interes te popullit tim!Pa asnje hile dhe me nje sinqeritet te mirfillte,duke sakrifikuar dhe miqet dhe familen time u mundova qe te kontriboj ne kete parti te cilen na e la amanet arkitekti i politikes shaiptare i ndjeri z.Arber Xhaferi!I jam falemenderues Aleances per Shqiptaret,sespe sdo kishte se si te njihja ndryshe dr Arben Taravarin,nje shembull shum i mir se si veprohet ne politik me dinjitet dhe sinqeritet,por ne anen tjeter asnjeher s’do kisha aritur te njoh parashutistet e RDK-s.qe ne menyr shum tinzare e rembyen partien te cilen ne e formuam!Kerkoj falje partive te tjera qe ndoshta kam qen arogant dhe jo shum i matur ne deklaratat e mia!Rrugetimi im politik ne ASH mbaroi sot,duke me ardhur sinqerisht shum keq se ne duart e kujt po e lem partine,por ndonjeher terheqja esht shume e mir per tu treguar te tjereve se sa te fort jemi na,dhe sa te dobet jan ata te cilet kane intelegjencen e kufizume per te shty proceset perpara!“Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës.Them qe un kam qen tek e para “poli” qe do te thote shumes.Ndersa tek e dyta “tik” qe do te thote gjakpires,po ua le atyre njerezve qe patroni i tyre u iku ambasador ne Itali,dhe keta i le ne mes te rruges!
Un ua kam borxh moral qe shoket qe me perkrahen ne kete rrugetim qe ti siguroje qe ne do ja dalem bashke,dhe do arrim aty per ku jemi nisur!
Ne funde po e pyes Z.Selen,ku po ti cone mushka drute?!!!

LAMTUMIR Aleanca për Shqiptarët!

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...