Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shihen dorë për dore gjatë një dalje për vikend në Los Angeles pak ditë pas fejesës

-


Yjet e Hollywoodit, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u panë në Los Angeles këtë fundjavë gjatë një shëtitje dhe një dreke së bashku.

Çifti i sapofejuar u pa duke ecur dorë për dore të shtunën pasdite (23 prill) në ‘Brentwood Country Mart’ në lagjen Brentwood të Los Angeles.

Lopez, 52 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi me gjysmë mëngë të lidhur në bel me një rrip, të cilin e theksoi me syze dielli portokalli, bizhuteri ari, atlete të bardha dhe një çantë të zezë.

Foto: Splashnews

Ndërsa, Affleck, 49 vjeç, u pa i veshur me një këmishë me kuadrate të kuqe dhe gri dhe xhinse dhe atlete të zeza, shkruan People.

Burimet rreth tyre kanë shpërthyer prej muajsh për lidhjen e rindezur të çiftit, gati dy dekada pas romancës dhe fejesës së tyre të mëparshme.

Një burim i afërt me Lopez tha së fundmi për People se çifti ” nuk po fliste ende për një martesë “. Megjithatë, tha se Affleck e bën Lopezin “jashtëzakonisht të lumtur”.

Affleck i propozoi Lopezit pasi dyshja filluan të takoheshin sërish në vitin 2021.

Foto: Splashnews

Një burim i tha pak ditë më vonë se Lopez dhe Affleck ishin ” të entuziazmuar për fejesën ” dhe se ata “donin të siguroheshin” përpara se të fejoheshin.

“Marrëdhënia e tyre është ndryshe këtë herë, sepse ata janë më të rritur, më të pjekur dhe të aftë për të përballuar çdo pengesë”, tha burimi në atë kohë.

“Ata të dy po e marrin shumë seriozisht marrëdhënien e tyre. Ata duan ta bëjnë atë të funksionojë pa marrë parasysh çfarë”, tha tutje një burim.

Foto: Getty Images

Në shkurt, Lopez tha për People se lidhja e saj me Affleck ishte ndryshe nga 18 vjet më parë, kur ata u fejuan për herë të parë.

“Ne jemi më të vjetër tani. Ne jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këto gjëra”, shpjegoi ylli i muzikës ndër tjera. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...
- Advertisement -

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...