PSZH largon Poketinjon për Antonio Konte?!


Mediat në Francë raportojnë se Maurisio Poketinjo do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Paris Sen Zhermenit, edhe pse arkëtoi titullin në Francë, ndërsa zëvëndësimi i tij nuk do të jetë Zinedin Zidan, por Antonio Konte.

Sipas mediave franceze, me ardhjen e trajnerit Italian te PSZH, do të ulet edhe ndikimi i drejtorit sportiv, brazilianit Leonardo, pasi që Antonio Konte do të bëj listën e futbollistëve që duhet të angazhohet në merkaton e verës.

Aktualisht italiani Konte ka edhe një vit të kontratës me Totenhamin dhe me largimin e tij, Maurisio Poketinjo mund të rikthehet sërisht te skuadra angleze, ku ka qenë plot 5 vite. Në rast të shkarkimit të Poketinjos, trajneri argjentinas, do të përfitojë 14 mln euro.