Arijan Ademi ishte autor i golit, me të cilin skuadra e Dinamo Zagrebit regjistroi fitore në transfertë ndaj skuadrës së Goricës me 1-0. Reprezentuesi i Maqedonisë shënoi golin e vetëm në minutën e 86-të, ndërsa më parë ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme në futboll.
Arbitri kryesor, Zdenko Lovriq, ishte gati që të ndalojë aksionin e skuadrës së Dinamo Zagrebit, për shkak të ndërhyrjes së palejuar, mirëpo humbi bylbylin në fushë dhe nuk reagoi me kohë, ndërsa në vazhdim të aksionit Ademi realizoi golin e fitores.

Skuadra kroate, pas kësaj fitore dhe dështimit të Osijekut e Hajdukut, zgjëroi epërsinë në 5 pikë ndaj Osiekut dhe 6 pikë ndaj Hajdukut, në katër javë deri në fund të sezonit. Brenda katër javëve të fundit, Dinamo Zagrebi, në terrenin vendas, do të takohet me të dy kundërhstarët për titullin kampion.