Izet Zeqiri edhe zyrtarisht rektori i Universitetit “Nëna Terezë”

Izet Zeqiri prej sot zyrtarisht është rektori i Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup. Zeqiri tha se do të angazhohet në ngritjen e universitetit dhe programeve studimore të tij. Ai tha se ndërtimi i objektit të universitetit dhe kushtet e studentëve do të jenë në fokus të angazhimeve të tij.

“Si rektor do të menaxhojë në mënyrë efektive dhe efikase që UNT të krijohet si universitet elitar në qendër të Shkupit, do të punojë fuqishëm në përmirësimin e kushteve të studimit, posaçërisht në infrastrukturën ndërtimore, krijimin e kushteve për studentët, në menaxhimin, ngritjen e cilësisë së Universitetit, cilësisë së Studimit, cilësisë së administratës, cilësisë së shërbimeve, do të punojmë në avancimin, inovimin, ngritjen e programeve studimore ekzistuese, por pse jo edhe akreditimin e programeve të reja sipas nevojave dhe kërkesave të tregut të punës”, deklaroi Izet Zeqiri, Rektori i UNT-së.