Lyrical Son: Nuk mund të jesh edhe ‘gangster’ edhe reper, duhet të zgjedhësh rrugën ose skenën

-


12 orë / E përditësuar

Reperi Lyrical Son ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok” me Fisnik Junikun.

Ai ka folur mbi zhvillimet e fundit në karrierën e tij dhe skenën hip-hop në përgjithësi.

Ndër të tjerash, reperi emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, u shpreh se sot estrada shqiptare numëron aq shumë reperë të rinj, sa edhe nuk i njeh më me emra.

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

“Nuk njoh reper shumë të ‘sëmurë’ që është reper shumë i mirë edhe që është ‘gangster’, ndoshta ka se tash unë jam shumë larg po mi përmendin disa emra të rinj që nuk po i njoh. Se s’jam në rrjedha, por po flas për gjeneratë timen, nuk kam njohur unë reper që është ‘gangster’ i vërtetë edhe reper. Sepse nuk mundesh, duhet të zgjedhësh rrugë ose skenë”, u shpreh ndër të tjerash Lyrical Son.

Tutje, ai foli edhe për pjesën e dytë të albumit “Muzikë e Alltisë”, duke thënë se bashkë me MC Kreshën kanë në plan të sjellin së shpejti, por një datë të saktë të publikimit të projektit nuk ka.

Arifi gjithashtu shtjelloi edhe temën klikimeve të famshme nga estrada, duke thënë se nuk beson në shifrat astronomike të dëgjueshmërisë së tyre – por që prapëseprapë i mirëkupton për shkak se disa prej tyre, përdorin shifrat e klikimeve për marketing. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...